Aktualitet

Mbyllet ‘Gjyqi i vitit’/ Bien akuzat për trafik droge, Gjykata dënon Tahirin për shpërdorim detyre: 3 vite shërbim prov

19 Shtator 2019, 06:01 Nga DOSJA
Mbyllet ‘Gjyqi i vitit’/ Bien akuzat për trafik droge, Gjykata

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur fajtor për shpërdorim detyre ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Gjatë dhënies së vendimit, trupa gjykuese ka hedhur poshtë akuzat për trafik drogë  dhe grup të strukturuar kriminal, duke e dënuar ish-ministrin me 5 vite burg. 

Për shkak se ish-ministri përfiton gjykim të shkurtuar dhe rrjedhimisht përfiton ulje të 1/3 së dënimit, vitet e burgut do të konvertohen në 3 vite shërbim prove. Por sipas vendimit, Tahiri për 5 vite nuk duhet të kryejë funksione publike.

Sipas Gjykatës ndaj Tahirit nuk ka prova por vetëm indicie, ndaj të gjitha akuzat për trafik droge kanë rënë.

Në një prononcim për mediat pas vendimit, Tahiri u shpreh se e kishte të vështirë të kuptonte vendimin e marrë ndaj tij. Tahiri ftoi të gjithë gazetarët në një takim ditën e nesërme duke kërkuar të merrte kohën e duhur për të lexuar vendimin.

Trupa gjykuese ka rrëzuar akuzat edhe për ish-kryepolicin e Vlorës Jaerd Çelën, i cili po ashtu si Tahiri u dënua me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.

I etiketuar si “Gjyqi i vitit”, seanca për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri nisi që në orën 09:00, dhe në gjykatë Tahiri shkoi bashkë me avokatin Maks Haxhia dhe familjarë të tij. Në gjykatë nuk munguan as sot përfaqësues të ambasadës amerikane, të cilët e kanë ndjekur qysh prej fillimit procesin. 

Gjatë mbrojtjes së tij në gjykatë, Tahiri ka thënë se ka bërë detyrën si ministër, edhe kur në shtëpinë e tij u vunë bomba. Tahiri ka thumbuar pasardhësin e tij, Fatmir Xhafaj, kur tha se “ka ministra që s’mbajnë përgjegjësi për vëllezërit trafikantë”.

Në orën 12:00, seanca gjyqësore u pushua dhe trupa gjykuese njoftoi të pranishmit në gjykatë se do të tërhiqeshin për të marrë vendimin, i cili u bë publik plot 9 orë më vonë.

Në seancën e datës 10 shtatorit, Prokuroria kërkoi 12 vite burg për ish-ministrin,  që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë Prokuroria dha edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çelën.

Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat: ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

(F.g;k.m/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e krimeve te renda maks haxhia saimir tahiri vendimi për saimir tahiri gjykata e krimeve te renda maks haxhia saimir tahiri vendimi për saimir tahiri

Sondazh

Poll