Aktualitet

Elbasan/ Tentoi të grabisë dyqanin por shitësja i bëri rezistencë, grabitësi me probleme mendore e godet çekiç

18 Shtator 2019, 19:26 Nga DOSJA
Elbasan/ Tentoi të grabisë dyqanin por shitësja i bëri

ELBASAN-Një tentativë grabitjeje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Alert Carroshi me profesion mësues, rreth 45 vjeç, ka tentuar të grabisë një dyqan por ka hasur në rezistencën e shitëses.

Në përpjekje për të finalizuar grabitjen, 45-vjeçari ka qëlluar me çekiç në kokë shitësen Anxhelina Panxhin duke e lënë të plagosur në dyqan.

Autori nuk ka mundur që të largohet dot nga dyqani pasi është neutralizuar nga klientët e një lokali përballë dhe më pas e ka marrë policia duke e dërguar në komisariat

Carroshi tashmë ndodhet në komisariat dhe do të vendoset për fatin e tij, ndërsa mësohet se është me probleme mendore.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alert carroshi anxhelina panxhi elbasan grabitje ne elbasan alert carroshi anxhelina panxhi elbasan grabitje ne elbasan

Sondazh

Poll