Aktualitet

S’përmbahet shqiptari në Itali, rreh me shufër hekuri ish-gruan dhe partnerin e saj

18 Shtator 2019, 16:07 Nga DOSJA
S’përmbahet shqiptari në Itali, rreh me shufër hekuri

ITALI- Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka kërcënuar dhe dhunuar në vazhdimësi ish-gruan e tij. 47-vjeçari ka marrë një shufër hekuri dhe me ndihmën e dy bashkëatdhetarëve të tij, ka filluar të godasë shoqëruesin e ish-gruas së tij.

Pas konfliktit, çifti ka bërë menjëherë denoncim në polici, ndërkohë që shqiptari dhunues u arrestua mbrëmjen e djeshme në një bar në qendër të qytetit.

Shqiptari u  dërgua në burgun e Astit, ndërsa fëmija i çiftit tashmë të ndarë iu besua xhaxhait të nënës së tij.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari itali sherr me ish gruan dhe partnerin arrestohet shqiptari itali sherr me ish gruan dhe partnerin

Sondazh

Poll