Aktualitet

Kali i qyqes në zhdukje! 13 tetor marshimi në maratonën e Tiranës për të kontribuar në shpëtimin e këtij shpendi

18 Shtator 2019, 15:07 Nga DOSJA
Kali i qyqes në zhdukje! 13 tetor marshimi në maratonën e

Tiranë- Këtë vit traditës së bashkisë së Tiranës ftojmë t’i bashkohemi dhe ne me qëllim për t’i dhënë zë një nga llojeve më të rralla dhe më të rrezikuara të shpendëve, jo vetëm të vendit tonë, por të gjithë botës, kalit të qyqes (Neophron percnopterus)!

Me një rënie të vazhdueshme të popullatës ky lloj gjendet në stadin më alarmant të tij, me vetëm 5 çifte folezuese dhe 4 individe të vetmuar në gjithë Shqipërinë. Arsyeja kryesore e kësaj rënie është shërbimi që kali i qyqes kryen për ne, pastrimi i mjedisit! Duke u ushqyer me gjallesa të ngordhura, shkaba e fundit e mbetur në vendin tonë bie pre e kurtheve me helm të vendosura nga njerzit.

Tashmë ka ardhur koha që ne t’i shërbejmë kalit të qyqes!

Në të gjithë botën pjesëmarrja në maratona u shërben kauzave të ndryshme, me ndihmën tuaj Maratona e Tiranës 2019 mund t’i shërbejë pasurisë tonë natyrore.

Burimi:PPNEA 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kali i qyqes ne zhdukje kali i qyqes ne zhdukje

Sondazh

Poll