Aktualitet

U konfirmua nga KPK, kandidatja për Kushtetuese Regleta Panajoti ankimohet nga Komisioneri Publik

18 Shtator 2019, 14:41 Nga DOSJA
U konfirmua nga KPK, kandidatja për Kushtetuese Regleta Panajoti ankimohet

TIRANË- Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Regleta Panajoti.

Panajoti aktualisht mban postin e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit në Tiranë dhe gjithashtu është kandidate për Gjykatën Kushtetuese.

Gjyqtarja u konfirmua nga KPK më 26 qershor duke konfirmuar pasi rezultoi e pastër në tre shtyllat në të cilat bazohet procesi i Vettingut. 

Sipas KPK-së rezultoi se gjyqtarja s’kishte probleme me pasurinë, anën profesionale dhe integritetin moral. Për gjyqtaren kishte 11 denoncime nga publiku por trupa gjykuese thekoi për asnjë prej tyre nuk mund të hapet hetim.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kpk regleta panajoti vettingu kpk regleta panajoti vettingu

Sondazh

Poll