Art&Argëtim

2 vite nga vdekja e të shoqit, rrëfehet Irma Libohova: Dhimbja është në zemër, e kujtoj shpesh

3 Shkurt 2019, 15:06 Nga DOSJA
2 vite nga vdekja e të shoqit, rrëfehet Irma Libohova: Dhimbja

E ftuar në emisionin, ‘Prive’, këngëtarja e mirënjohur Irma Libohova  erdhi për publikun me një rrëfim ndryshe. Ajo foli për herë të parë si jeta e saj vazhdon pa bashkëshortin pranë, me familjen dhe projektet e reja në muzikë.  Në marsin e vitit 2017, Besnik Kasa,  bashkëshorti prej 32 vitesh i këngëtares u nda nga jeta duke luftuar me një sëmundje të rëndë.

S’ka njeri që nuk e di, se kur të ndahet njeri është e pamundur që ai të mos rrijë aty në zemrën tënde. Është gjithmonë, është i pranishëm në jetën time dhe kjo është një pjesë që unë e kujtoj shpesh, por gjithmonë shoh përpara dhe them që kam bërë një cikël, një mision të mirë në jetë, do vazhdoj akoma sa të kem mundësinë, sa të kem fuqinë‘,- u shpreh këngëtarja.

Bashkë me dhimbjen e madhe, ajo u ngjit në skenë vetëm dy ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit. ‘As vetë s’e paskam ditur që paskam qenë kaq e fortë. E dinim atë fjalën ‘çfarë si ra njeriut e se priti, i ra gurit edhe…’ është një fjalë që e thonë… mirëpo… thashë jeta vazhdon dhe gjithsecili dhimbjen e ka këtu (në zemër), e ka për vete dhe nuk kam dëshirë në asnjë moment të jetës sime të përcjell momente dhimbjeje, të qahem, të ankohem, domethënë se kam në natyrë këtë, kështu që mendoj që gjithmonë të eci përpara me qasje pozitive dhe besoj që në përballje me njerëzit, në festa të mëdha kurrë njerëzve nuk ke pse t’u tregosh, t’u thuash unë kam këtë hall. Ata kanë ardhur për t’u gëzuar, ti je pjesë e atyre në ato orë dhe gëzon bashkë me ta. Bëhesh si fëmijë, bëhesh si i rritur, bëhesh si gjithçka… bëhesh pjesë e festës së atyre, përfshihesh, krijon atë alkiminë me të gjithë njerëzit. Ky është talent, kjo është dëshirë, kjo është meritë, kjo është eksperiencë’, – u shpreh ajo.

L.K/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

showbiz showbiz #irmalibohova #prive #projektemuzikore #irmalibohova #prive #projektemuzikore

Sondazh

Poll