Aktualitet

Shtyhet për më 1 shkurt seanca paraprake për inceneratorin e Fierit, Lefter Koka kërkon bashkimin e çështjes

Gjykata e shtyu seancën për inceneratorin e Fierit për më 1 shkurt.

18 Janar 2023, 11:27 Nga f.g
Shtyhet për më 1 shkurt seanca paraprake për inceneratorin e
Lefter Koka

TIRANE- Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka kërkuar bashkimin e çështjever të inceneratorit të Fierit dhe atij në Elbasanit. Në seancën e sotme paraprake që u zhvillua në GJKKO, Koka ka kërkuar bashkimin e çështjever me arsyetimin se në të dyja dosjet janë të përfshirë të njëjtët persona. Në seancë janë të pranishëm Lefter Koka dhe Alqi Bllako, dy të arrestuarit e SPAK për çështjen e inceneratorëve. 

Gjykata e shtyu seancën për inceneratorin e Fierit për më 1 shkurt.

Aktualisht Lefter Koka është nën dy masa sigurie "arresti me burg"për inceneratorin e Fierit dhe atë të Elbasanit. I arrestuar gjithashtu është edhe ish-deputeti i PS, ish-sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. 

Koka akuzohet për "shpërdorim detyre", "pastrim parash" dhe "korrupsion". Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar është edhe ai i Fierit. Deri më tani, SPAK ka sekuestruar një sërë pasurish për të incenratorin e Elbasanit, përfshirë 14 apartamente, 3 njësi tregtare dhe 8 shoqëri tregtare./Dosja.al

lefter koka

Sondazh

Poll