Aktualitet

Statuja e Skënderbeut drejt degradimit, Shkreli: Të restaurohet urgjentisht, Heroi po humb copa portreti

Shkreli shkruan se përtej glorifikimit, kjo statujë ka hyrë në fazën e finale të degradimit.

18 Janar 2023, 08:08 Nga F.M
Statuja e Skënderbeut drejt degradimit, Shkreli: Të restaurohet
Statuja në Pallatin Mbretëror Veror në Durrës

TIRANË- Zëvendësministri në Ministrinë e Infratrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli ka bërë apel që statuja Ekuester e Skënderbeut në Pallatin Mbretëror Veror të Durrësit të restaurohet në mënyrë urgjente. Në një postim në Facebook, ditën që shënoi dhe 555-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Shkreli shkruan se përtej glorifikimit, kjo statujë ka hyrë në fazën e finale të degradimit. Sipas Shkrelit, ka një shkëputje të pjesëve plastike, oksidim terminal i armaturës përforcuese të korpit skulpturor si dhe humbje copash të portretit të Heroit.

Postimi:

P E R T E J . G L O R I F I K I M I T. Absolutisht te merituar, duhet restauruar urgjentisht statuja Ekuester e Skenderbeut ne Pallatin Mbreteror Veror te Durresit, e cila ka hyre ne fazen e finale te degradimit (shkeputje e pjeseve plastike te granilit, oksidim terminal i armatures perforcuese te korpit skulpturor, humbje copash te portretit te heroit etj.). Vete vila u projektua ne fundvitet ‘20 nga Florestano di Fausto (arkitekti i ministrive te Tiranes).

Vila është ndërtuar në vitet ‘20 të shekullit të kaluar. Por dëmtimi i pandalshëm, i nisur që nga viti i mbrapshtë 1997, ka shkatërruar shumëçka nga ajo çfarë përfaqësonte dikur pallati mbretëror veror i mbretit Zog. Pavarësisht vlerave historike dhe arkitekturore, godina mbi 90-vjeçare nuk gëzon statusin monument kulture.

gjergj kastriot skenderbeu artan shkreli

Sondazh

Poll