18 Janar 2023, 03:09
Nga k.m.
Foto ilustruese
Prokurori Urim Buci lexoi të martën pretencën në procesin ndaj dy të akuzuarve për “shpërdorim detyre” me qëllim ndikimin e rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e Peshkopisë në vitin 2016 dhe kërkoi shpalljen fajtorë të tyre.
Buci kërkoi dënimin me 3 vjet burg të konvertuar në 4 vjet shërbim prove për ish-shefin e komisariatit të policisë Peshkopi Robert Aga. Ai kërkoi edhe përjashtimin e Agës nga mbajtja e posteve publike për 2 vjet.
Prokurori kërkoi një masë të ngjashme dënimi edhe për Hasan Hotin, ish-drejtues i njësisë administrative Lurë. Kërkesa e prokurorit është që Hoti të dënohet me 2 vjet burg të konvertuar në 3 vjet shërbim prove dhe 2 vjet përjashtim nga mbajtja e detyrave publike.
Seanca gjyqësore për dy të pandehurit e akuzuar për tjetërsimin e votave në zgjedhjet e pjesshme në Dibër në vitin 2016 u zhvillua në Gjykatën e Dibrës. Fillimisht gjyqtarja Nertila Kape konstatoi mungesën e avokatëve Gentian Rumano dhe Ronald Islami, që duhej të përfaqësonin të pandehurin Robert Aga. Por me kërkesë të Agës, gjykata pranoi që ata të zëvendësoheshin nga avokati Petrit Ismaili, i cili përfaqësonte në gjykim të pandehurin Hasan Hoti.
Avokati mbrojtës Petrit Ismaili, kërkoi kohë për të paraqitur konkluzionet e mbrojtjes. Gjykata i dha kohë mbrojtjes dhe caktoi seancën e radhës më 31 janar. Ismaili tha pas seancës se do të kërkonte pafajësi për të pandehurit.
Dosja 184, me përgjime që implikojnë disa persona, përfshi të pandehurit e mësipërm, në manipulimin dhe blerjen e votës në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016 në favor të kandidatit të mbështetur nga Partia Socialiste, u zvarrit mes prokurorive të Dibrës, asaj të Krimeve të Rënda dhe SPAK për gati 5 vjet. Ajo u dërgua në gjykatë në fund të vitit 2020 vetëm për 4 të pandehur dhe në 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim.
Dosja më pas u nda në dy pjesë, të pandehurit Drini Gjeci dhe Nuri Meda, kërkuan gjykim të shkurtuar. Ata u dënuan në dhjetor 2022 pas dy viteve zvarritje të procesit. Gjeci u dënua me 8 muaj burg të konvertuar në 120 orë punë publike, ndërsa Meda u dënua me 8 muaj burg të konvertuar në 16 muaj dënim me kusht.
Në dosjen e dytë, pretenca e të cilës u lexua këtë të martë, u shqyrtuan akuzat ndaj Robert Agës, ish-komisar i Policisë së Dibrës dhe Hasan Hotit ish-administrator i Lurës./BIRN
dosja 184
Aktualitet
17 Janar 2023, 22:30
k.m.
Havier dhe Rozeta Dobi
TIRANË- Prokuroria e Tiranës po heton për pastrim parash zyrtaren e shtetit Alda Klosin, por edhe pastruesen e saj, R...
Aktualitet
17 Janar 2023, 22:18
k.m.
Fleta e shënimit
ITALI- Një shënim me një mesazh me një referencë të qartë për arrestimin e bosit të mafi...
Aktualitet
17 Janar 2023, 20:54
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Arrestohet shefi i konsideruar i bosëve, bosi i bosëve të Cosa Nostra-s, mafias siçiliane në Itali, nj&eu...
Aktualitet
17 Janar 2023, 20:49
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Pas reshjeve të rëna gjatë orëve të natës, në Shkodër janë shfaqur probleme dit&...
Aktualitet
17 Janar 2023, 20:21
A.B
Andi Civici
TIRANË- Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra e gjyqt...
Aktualitet
17 Janar 2023, 20:01
A.B
Policia
SERBI- Një shqiptar është arrestuar në kufirin serbo-hungarez pasi është kapur duke tentuar të kalojë mbi 1...
Aktualitet
17 Janar 2023, 19:57
k.m.
Gerta Allushi
ITALI- Disa gjëra në moshën 18-vjeçare as që duhet të ekzistojnë. Në lulen e rinisë, Ger...
Aktualitet
17 Janar 2023, 19:40
A.B
Indrit Çobani
TIRANË- Shfaqja “Edmond” është pa diskutim një nga shfaqjet më të suksesshme të vë...
Aktualitet
17 Janar 2023, 19:13
A.B
Viktima
GREQI- Kontabilisti grek, që u gjet i varur në shtëpinë e tij në Moschato mbrëmjen e së hënë...
Aktualitet
17 Janar 2023, 19:12
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Autoriteti Portual Durrës me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se janë anuluar gji...