Aktualitet

Zbulohet pasuria e pastrueses Rozeta Dobi, 2 shtëpi dhe 3000 m2 vresht në emër të bashkëshortit! Vetëm "Benzi" i djalit u ble më para të vjedhura

Hetuesit e Prokurorisë së Tiranës po hetojnë pasurinë e Alda Klosit, por edhe të pasuritë e Rozeta Dobit, e cila ka në emrin e bashkëshortit Spartak Dobi dhe të birit 4 pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

17 Janar 2023, 22:30 Nga k.m.
Zbulohet pasuria e pastrueses Rozeta Dobi, 2 shtëpi dhe 3000 m2 vresht
Havier dhe Rozeta Dobi

TIRANË- Prokuroria e Tiranës po heton për pastrim parash zyrtaren e shtetit Alda Klosin, por edhe pastruesen e saj, Rozeta Dobi dhe të birin e saj, Havierin. Në banesën e këtyrë të fundit u gjetën mbi 550 mijë euro dhe rroba e bizhuteri të vjedhura në banesat kur Rozeta shkonte për të pastuar.

Sipas gazetarit Adriatik Doçi, i cili bën me dije për ReportTv, hetuesit e Prokurorisë së Tiranës po hetojnë pasurinë e Alda Klosit, por edhe të pasuritë e Rozeta Dobit, e cila ka në emrin e bashkëshortit Spartak Dobi dhe të birit 4 pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. Sipas të dhënave, Spartak Dobi është bashkëpronar i dy apartamenteve në Tiranë, me sipërfaqe 57 m2 dhe 61 m2, fituar në vitin 2013.

Deklarohet vetëm vlera e apartamentit 61 m2, 3 500 000 lekë. Në vitin 2018, Dobi është bërë pronar i 3 mijë m2 vresht në periferi të Tiranës, blerë për 12 milionë lekë të vjetra. Në emrin e të birit Havier Dobi rezulton vetëm një makinë Mercedez Benz i tipit “E 550 4MATIC UF9”, ngjyrë e zezë Benzinë + Gaz. Makina është blerë në dhjetor 2022, gjatë periudhës kur Rozeta Dobi mendohet se ka vjedhur paratë në shtëpinë e Alda Klosit. 

Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por njëjtë si zyrtarët, nuk dinë të thonë se kujt i përkasin 400 mijë eurot.

alda klosi prokuroria e tiranes rozeta dobi havier dobi

Sondazh

Poll