Aktualitet

Reshjet në Shkodër, bllokohet rruga e Prekalit

Sipas njoftimit të bërë nga Bashkia e Shkodrës, niveli i lumenjve dhe liqeneve është në rritje.

17 Janar 2023, 20:49 Nga k.m.
Reshjet në Shkodër, bllokohet rruga e Prekalit
Foto ilustruese

SHKODËR- Pas reshjeve të rëna gjatë orëve të natës, në Shkodër janë shfaqur probleme ditën e sotme rruga e Prekalit, e cila është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave e gurëve.

Sipas njoftimit të bërë nga Bashkia e Shkodrës, niveli i lumenjve dhe liqeneve është në rritje.

"Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.80 m me nje rritje prej 10 cm me oren 15.00 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 7.25 m me nje rritje prej 5 cm me oren 15 ( kuota max 8.70 m ). Rruga Prekal – Mali Shoshit – Ndrejaj është e bllokuar nga rreshqitjet e dherave e gureve. Eshte bere hapja e rruges Mes-Ura e Shtrenjte e cila ishte bllokuar nga rreshqitja e nje masivi dherash, naten e kaluar,”- njofton Bashkia e Shkodrës.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll