Aktualitet

FOTO/ Dëshironte të diplomohej, por e reja shqiptare humb jetën para kohe në Itali- LETRA që i preku të gjithë

Me origjinë shqiptare, ajo ka lindur në Itali dhe jetonte në Tauriano me nënën e saj Almën, babanë Arben dhe motrën e saj Anën, sot të kapluar në një zbrazëti të paplotësuar.

17 Janar 2023, 19:57 Nga k.m.
FOTO/ Dëshironte të diplomohej, por e reja shqiptare humb jetën
Gerta Allushi

ITALI- Disa gjëra në moshën 18-vjeçare as që duhet të ekzistojnë. Në lulen e rinisë, Gerta Allushin e mori një sëmundje e pashërueshme. Ajo vdiq në spitalin Burlo Garofolo në Trieste. Me origjinë shqiptare, ajo ka lindur në Itali dhe jetonte në Tauriano me nënën e saj Almën, babanë Arben dhe motrën e saj Anën, sot të kapluar në një zbrazëti të paplotësuar.

Dy vite më parë ajo mori pjesë në projektin e këngëve të kantautorit dhe muzikoterapistit Marco Anzovino, një laborator i krijuar së bashku me pacientët e tjerë të Zonës Rinore të CRO. Gjimnazistja Grigoletti, pavarësisht tumorit të zbuluar në vitin 2018, vazhdoi të ndiqte mësimet online deri në fillim të dhjetorit, pasi donte me çdo kusht të diplomohej.

Ndonëse vetëm 18 vjeçe, - il Messaggero- përcjell një letër të Gertës, që nuk ka nevojë për koment.

"Një gjë për të cilën shpesh jam qortuar nga familja dhe njerëzit e mi të dashur, por për të cilën në të njëjtën kohë edhe lëvdohem është fakti që vijova të studioj dhe të bëj atë që bëja gjithmonë, në çdo moment të sëmundjes, edhe në ato më të vështirët.

Kam menduar gjithmonë që ishte e vetmja zgjedhje që kisha, fundja i thoja vetes, jam adoleshente, çfarë mund të bëj tjetër. Nuk doja në asnjë mënyrë që të ndihesha ndryshe, apo thjeshtë të më shihnin si një vajzë të sëmurë, edhe ndonëse isha.

Tani që e mendoj, mundesha fare lehtë që t’i lija të gjitha në pauzë, sepse kisha mjaft gjëra për të menduar e për të pësuar. Por çfarë kuptimi do të kishte pasur? Thjeshtë do isha mbyllur në vetvete dhe të lija sëmundjen që të merrte më të mirën nga unë, të më dënonte dhe të më burgoste.

Ndaj vijova të bëja jetën time si gjithmonë, të studioja, të takoja miqtë e mi, të shqyrtoja çdo mundësi aktiviteti që më ofrohej, ndonëse me disa kufizime. Nëse nuk do ta kisha bërë këtë, do e kisha privuar veten nga shumë momente, njohje dhe eksperienca që më ndryshuan mua si njeri dhe këndvështrimin tim për gjërat. Ndaj mendoj që një zgjedhje që kam bërë, që më ka dhënë mundësinë të jem e lirë, ka qenë pikërisht që ta jetoja jetën që do kisha jetuar nëse nuk do isha sëmurë dhe të mos e lejoja sëmundjen që të më kushtëzonte. Nuk mund të them se gjithçka ka qenë e thjeshtë, madje me raste jam sforcuar më shumë sa duhet, por kur e mendoj them që ia ka vlejtur. Vendosa të jem e lirë, të ekzistoj dhe të jetoj pavarësisht sëmundjes."

gerta allushi

Sondazh

Poll