Aktualitet

Moti i paqëndrueshëm, anulohen të gjitha lundrimet drejt Italisë nga Porti i Durrësit

Ndalimi i udhëtimeve ka ardhur si pasojë e kushteve të paqëndrueshme të motit, të cilat pritet të përkeqësohen në orët në vijim.

17 Janar 2023, 19:12 Nga k.m.
Moti i paqëndrueshëm, anulohen të gjitha lundrimet drejt
Foto ilustruese

DURRËS- Autoriteti Portual Durrës me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se janë anuluar gjithë lundrimet e planifikuara mbrëmjen e sotme. Për shkak të motit të keq, s'do ketë udhëtime nga porti më i madh në vend në drejtim të brigjeve italiane. Ndalimi i udhëtimeve ka ardhur si pasojë e kushteve të paqëndrueshme të motit, të cilat pritet të përkeqësohen në orët në vijim.

Njoftim anullimi lundrimi!

Si pasojë motit të përkeqësuar dhe kushteve jo të favorshme për lundrim në daten 17.01.2023, anullohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin AF MARINA , gjithashtu anullohet dhe nisja nga Ankona për Durrës me tragetin AF CLAUDIA. Trageti AF MARINA rinis linjën Bari -Durrës nesër ditën e mërkurë datē.18.01.2023, kurse trageti AF CLAUDIA rinis në linjën Ankona-Durrës diten e enjten datën 19.01.2023.

Ndërsa në portin e Vlorës Trageti Ioan Sun i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka anulluar lundrimin E datës 17.01.2023 për Vlorë-Brindisi. Trageti Ioan Sun do të rinis lundrimin në datën 18.01.2023 ora 14:30. Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga ky anulimi i lundrimit, ndërsa për çdo sqarim të nevojshëm, ju ftojmë të kontaktoni me agjencitë respektive.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll