Aktualitet

Vazhdojnë hetimet për vrasjen e shqiptarit në Itali, Gëzim Dodli e kishte ndihmuar të riparonte buldozerin, fqinji e "falenderoi" duke i prishur shtëpinë

Mugnai (edhe duke telefonuar 112 dhe 113) ishte përpjekur të bindte Dodolin të ndalonte, më pas mori armën dhe qëlloi mbi fqinjin.

17 Janar 2023, 18:20 Nga k.m.
Vazhdojnë hetimet për vrasjen e shqiptarit në Itali, Gëzim
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Pak ditë para vrasjes, Gëzim Dodoli i kishte kërkuar ndihmë Sandro Mugnait sebuldozeri nuk fillonte dhe ai e ndihmoi ta ndizte. I njëjti mjet me të cilin shqiptari do sulmonte te më vonë fqinjin duke shkuar në shtëpinë e tij me qëllim për ta rrëzuar. Sipas mediave italiane, hetuesit kanë rindërtuar afërsisht dinamikën e ngjarjes: shqiptari ishte ngjitur në ekskavator dhe duke përdorur kovën kishte dëmtuar fillimisht makinat e fqinjit dhe më pas nisi të godiste muret e jashtme të godinës.

Në atë moment, familja Mugnai ndodhej brenda ndërtesës dhe një goditje vendimtare do të kishte minuar qëndrueshmërinë e çatisë, duke rrezikuar seriozisht të shembte gjithçka dhe t'i vriste të gjithë. Mugnai (edhe duke telefonuar 112 dhe 113) ishte përpjekur të bindte Dodolin të ndalonte, më pas mori armën dhe qëlloi mbi fqinjin.

Vetëm pasi të kuptonte se nuk e ndaloi herën e parë, e qëlloi disa herë të tjera në drejtim të ish-mikut të tij, duke e vrarë atë. Megjithatë, hetimet po vazhdojnë pasi është e paqartë sesi Gëzimi në orët para ngjarjes nuk ka mundur të vërë në lëvizje mjetin dhe ka telefonuar vetë Mugnain duke i kërkuar t'i japë një dorë.

Dhe padyshim që ata janë përpjekur të rindërtojnë dinamikën e të shtënave, nga një godinë që është ende e papërdorshme dhe kështu mund të mbetej përgjithmonë, ndërkohë banorët e lagjes kanë nisur të mbledhin para në favorin e tyre. Por teksa hetimet vazhdojnë, Mugnai është i lirë. 

sandro mugnai gëzim dodoli

Sondazh

Poll