Aktualitet

Shiste online medikamente mjekësore të kontrabanduara që i mbante në banesë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Ai do të hetohet për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave".

17 Janar 2023, 16:02 Nga A.B
Shiste online medikamente mjekësore të kontrabanduara që i mbante
Mallra kontrabande

TIRANË- Amarildo Muço është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se është i përfshirë në mallra kontrabandë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e Muços, në rrugën "Irfan Tomini", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat 35-vjeçari i reklamonte dhe i tregtonte nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ai do të hetohet për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave".

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar "Medicines 2". Shiste online medikamente mjekësore të kontrabanduara që i mbante në banesë, vihet në pranga 35-vjeçari. Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që mbante në banesën e tij, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Medicines 2". Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- A. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave". Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e shtetasit A. M., në rrugën "Irfan Tomini", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat 35-vjeçari i reklamonte dhe i tregtonte nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

amarildo muco

Sondazh

Poll