Aktualitet

Truproja i Ervis Martinajt kërkon zbutjen e masës së sigurisë, ish-efektivi shkon në Gjykatën e Lartë

Mësohet se pasi u la në masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Kurbinit po ashtu dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, shpresat e Lamit për zbutjen e masës së sigurisë mbeten te Gjykata e Lartë.  

17 Janar 2023, 15:21 Nga I.A
Truproja i Ervis Martinajt kërkon zbutjen e masës së
Ervis Martinaj dhe Jeton Lami

TIRANË- Masa e sigurisë për ish-efektivin Jeton Lami, pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë më 7 shkurt. Mësohet se pasi u la në masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Kurbinit po ashtu dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, shpresat e Lamit për zbutjen e masës së sigurisë mbeten te Gjykata e Lartë.  

Në seancën që do të mbahet në më 7 shkurt për ish-truprojen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, do të jenë gjyqtarët Ilir Panda e Sokol Binaj si dhe relatori Sandër Simoni.

Jeton Lami u arrestuar për shpërdorim detyre duke u akuzuar se ka ndihmuar Ervis Martinajn të lëvizte gjatë kohës që ishte në kërkim. Ndërkohë që të dielën, e 18 shatorit u transportua nga Burgu i Shën Kollit në Lezhë, drejt burgut 302 në kryeqytet. Ish-oficeri i operacionales, Jeton Lami kërkoi lirinë në gjykatën e Apelit, ndërkohë që vazhdon të mbetet mister fati i Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. 

jeton lami ervis martinaj

Sondazh

Poll