Aktualitet

Aksident në Maliq/ Makina del nga rruga dhe kthehet përmbys, policia: Shkak, lagështia në rrugë

Policia njofton se shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.

17 Janar 2023, 15:14 Nga a.l
Aksident në Maliq/ Makina del nga rruga dhe kthehet përmbys, policia:
aksident në Maliq

MALIQ- Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në Maliq. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Libonikut, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys. Drejtuesi i automjetit ka shpëtuar pa lëndime dhe se nga aksidenti ka pasur vetëm dëme mteriale. Policia njofton se shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.

"Mjeti del nga rruga, përfundon afër një banese. Aksidenti në kryqëzimin e fshatit Libonik. Drejtuesi ka shpëtuar pa lëndime, dëme të shumta materiale. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë", njofton policia. 

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur detaje të tjera./Dosja.al

aksident ne maliq

Sondazh

Poll