Aktualitet

TËRMETI/ Një tjetër pallat në Bulqizë shpallet i pabanueshëm, pritet të largohen 8 familje

Ndërtesa ndodhet në lagjen e vjetër të qytetit.

17 Janar 2023, 15:04 Nga a.l
TËRMETI/ Një tjetër pallat në Bulqizë shpallet i
Pallati në Bulqizë

BULQIZË- Tërmeti i tri ditëve më parë ka shkaktuar dëme serioze në një tjetër pallat në Bulqizë i cili është shpallur i pabanueshëm. Policia bashkiake dhe ajo e rendit kanë nisur punën për boshatisjen e godinës, ku banojnë tetë familje dhe në katet e para ka disa biznese. Ndërtesa ndodhet në lagjen e vjetër të qytetit.

Kjo është ndërtesa e dytë e cila për shkak të dëmeve nga tërmeti i tri ditëve më parë, është shpallur i pabanueshëm. Rasti i parë u konstatua mëngjesin e sotëm, ku policia bashkiake dhe ajo e rendit rrethuan me shiritë ndëretësn dhe zonën përreth, ndërsa banorëve iu kërkua të largoheshin. 

Tërmeti 15 Janar 2023

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel. Pak minuta më pas u rregjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1. Lëkundjet janë ndjerë më shumë në zonën e Klosit dhe Bulqizës, por nuk kanë kursyer as kryeqytetin dhe qytete të tjera si Pogradeci, Durrësi dhe Lezha. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Gjatë natës janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera./ Dosja.al

termet ne diber

Sondazh

Poll