'U ktheva në Shqipëri se më kërkoi ndihmë....'/ Dhunimi i mësuesit të fiskulturës, autori: Ngacmoi seksualisht motrën time
Policia TEPELENË- Mësuesi 59-vjeçar në Tepelenë është dhunuar nga vëllai i nxënëses 13-vjeçare. ...
SPAK kishte mbyllur hetimet për grupin e konsideruar si 'Klani Duka' që në korrik të vitit 2021 por gjykimi ndaj tyre ishte pezulluar sepse janë të gjithë në arrati dhe askush i arrestuar.

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të nisë gjyqi ndaj 6 të akuzuarve për vrasjen e Santiago Malkos. SPAK kishte mbyllur hetimet për grupin e konsideruar si 'Klani Duka' që në korrik të vitit 2021 por gjykimi ndaj tyre ishte pezulluar sepse janë të gjithë në arrati dhe askush i arrestuar.
Në vendimin e Gjykatës që thotë se Leonard Duka, Erlis Duka, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj (të gjithë në mungesë dhe të pakapur nga policia) akuzohen të gjithë për vepra të tilla si "Grup i Strukturuar Kriminal", "Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal" "Vrasja me paramendim", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", të gjitha në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 27 gusht 2019 kur në Rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë, mbeti i vrarë me armë zjarri polici Santiago Malko.
SI NDODHI VRASJA E SANTIAGO MALKOS?
Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Dosja.al zbuloi skandalin, se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim.
Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.
Policia TEPELENË- Mësuesi 59-vjeçar në Tepelenë është dhunuar nga vëllai i nxënëses 13-vjeçare. ...
Aksident KORÇË- Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në qarkun Korçë. Mëso...
Kleanth Laçi TIRANË- Autori i cili dhunoi mësuesin e fiskulturës, Kleanth Laçin në Tepelenë, është vet&eum...
Gent Sejko dhe Bledi Çuçi TIRANË- Banka e Shqipërisë ka nënshkruar në marrëveshje bashkëpunimi ndërin...
Lumi Seman FIER- Kërkimet në ujërat e lumit Seman në të tretën ditë radhazi për të gjetur trupin e 26- vje&cce...
Bardh Spahia TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia e ka konsideruar të papranueshëm dhe skandaloz dhunimin e...
Lezhë LEZHË- Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje intensive shiu që prej mëngjesit të sotë...
Kryefamiljarja KLOS- Familja Lika në fshatin Xibër-Hane të Njësisë Xibër në Bashkinë Klos ka mbetur në qiell t...
Rovena Voda TIRANË- Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda deklaroi se bazuar nga akti i ekspertimit telefonik, është provu...
policia VLORË- Niko Isaraj 38- vjeç është arrestuar sot nga policia në Vlorë. Policia njofton se 38- vjeçari ishte i...