Aktualitet

'U ktheva në Shqipëri se më kërkoi ndihmë....'/ Dhunimi i mësuesit të fiskulturës, autori: Ngacmoi seksualisht motrën time

Historia e dhunës ndaj mësuesit të fiskulturës, Kleanthi Laçi, ka pas një arsye të rëndë. 

17 Janar 2023, 14:42 Nga A.B
'U ktheva në Shqipëri se më kërkoi
Policia

TEPELENË- Mësuesi 59-vjeçar në Tepelenë është dhunuar nga vëllai i nxënëses 13-vjeçare. Historia e dhunës ndaj mësuesit të fiskulturës, Kleanthi Laçi, ka pas një arsye të rëndë. 

Autori i dhunës është Alvi Gumeni, emigrant i cili është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes së të motrës për ndihmë pasi 13-vjeçarja pretendohet se është ngacmuar seksualisht nga mesuesi.

Vetë Gumeni është vetëdorezuar para pak në Policinë e Tepelenës duke dhënë shpjegimet e veta për dhunën që ushtroi ndaj mësuesit të edukimit fizik. Ai e ndërmori këtë veprim ne kushtet e ndihmes që i pati kërkuar e motra e tij, nxënëse e Laçit pasi ky i fundit sipas dëshmise së të vëllait të 13-vjeçares, e kishte ngacmuar shumë herë seksualisht

Edhe 13-vjeçarja e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në prezencë të psikologes.

alvi gumeni kleanth laci

Sondazh

Poll