Bota

Kërcënoi kryeministrin Haradinaj me ISIS, Gjykata dënon me 20 muaj burg Bedri Elshanin

13 Shtator 2019, 10:38 Nga DOSJA
Kërcënoi kryeministrin Haradinaj me ISIS, Gjykata dënon me 20

KOSOVË– Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtor Bedri Elshanin, pasi ky i fundit kishte kërcënuar me jetë kryeministrin në ikje të Kosovës, Ramush Haradinajn në emër të shteti Islamik të ISIS.

Elshani, i cili gjithashtu ka pranuar fajësinë është dënuar me 20 muaj heqje lirie pasi akuzohej për “shtytje në kryerjen e veprave terroriste” dhe për “armëmbajtje pa leje.”

Sipas aktakuzës, Bedri Elshani ka postuar fotografi me përmbajtje kërcënuese për kryeministrin në detyrë Haradinaj, ku edhe kishte bërë propagandë për grupin militant Shteti Islamik.

Ngjarja u bë publike në muajin gusht të vitit të shkuar pasi mbrojtja e afërt e Haradinaj ishte shtuar për të siguruar jetën e tij.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bedri elshani kercenohet ramush haradinaj ramush haradinaj bedri elshani kercenohet ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll