Ngelet mister zhdukja e 26- vjeçarit Mateo Lika, ndërpriten kërkimet në lumin Seman
Mjeti dyshohet se u përplas me parmakët e urës së Mbrostarit e më pas dyshohet të ketë rënë në Seman.
FIER- Kërkimet në ujërat e lumit Seman në të tretën ditë radhazi për të gjetur trupin e 26- vjeçarit Mateo Lika, janë ndërprerë. Polumbarët dhe RENEA kërkuan sot me orë të tëra duke përdorur mjete të sofistikuara por nuk arritën të gjenin automjetin apo shenja të mjaftueshme për të çuar në prova konkrete se makina tip 'Golf' ka rënë në ujë.
Mjeti dyshohet se u përplas me parmakët e urës së Mbrostarit e më pas dyshohet të ketë rënë në Seman. Kjo hipotezë u ngrit pasi parmakët u gjetën të shkatërruar, por situata mbetet e paqartë pasi nuk ka asnjë gjurmë, as nga mjeti dhe as nga 26-vjeçari. Nuk dihet saktësisht nëse automjeti ka rënë në ujërat e lumit Seman, apo është larguar nga aty pas përplasjes me urën.Policia po heton në të dyja pistat, ndërsa kontrollet do të vijojnë si në ujërat e lumit Seman ashtu edhe në zonat përreth. Mjeti ishte marrë me qira, por nuk ka pasur GPS dhe nga kamerat e sigurisë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja e 26-vjeçarit. Deri tani nuk është bërë denoncim tjetër dhe kjo i bën autoritetet të mendojnë se Mateo Lika udhëtonte i vetëm./ Dosja.al
Sondazh
Dhunimi i Petraq Milos familjarisht, Spahia: Autoritetet në Malin e Zi të zbardhin ngjarjen!
Bardh Spahia TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia e ka konsideruar të papranueshëm dhe skandaloz dhunimin e...
Reshje të dendura në Lezhë, lumi Drin në kuota normale
Lezhë LEZHË- Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje intensive shiu që prej mëngjesit të sotë...
VIDEO- Familja Lika në qiell të hapur, kryefamiljarja apel institucioneve: S'kemi ku rrimë, Bashkia akoma s'ka ardhur
Kryefamiljarja KLOS- Familja Lika në fshatin Xibër-Hane të Njësisë Xibër në Bashkinë Klos ka mbetur në qiell t...
Përfitoi celular, arkë peshku e 1 mijë € për një vend pune? Voda: Nuk jam mësuar të marr dhurata të shtrenjta, telefonin e ktheva
Rovena Voda TIRANË- Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda deklaroi se bazuar nga akti i ekspertimit telefonik, është provu...
I shpallur në kërkim për trafik droge, vihet në pranga 38-vjeçari në Vlorë (EMRI)
policia VLORË- Niko Isaraj 38- vjeç është arrestuar sot nga policia në Vlorë. Policia njofton se 38- vjeçari ishte i...
Virozat dhe gripi mbush urgjencën në Korçë, fëmijë dhe të rritur kërkojnë ndihmë mjekësore
Urgjenca në Korçë KORÇË- Raste të shtuara të pacienteve në Korçë i drejtohen pediatrisë a...
E dënuar për shpërdorim detyre! Ish-zv/ministrja Voda: U habita kur mu komunikua masa e sigurisë, isha në gjendje shoku
Rovena Voda TIRANË- Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda, ka dhënë një intervistë për 'Euronews Albania', ...
I akuzuar për terrorizëm, Ibrahim El Salih kërkon gjykim të shkurtuar
Ibrahim El Salih Lekica TIRANË- Ibrahim El Salih Lekica ka kërkuar gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme. Ai akuzohet p...
EMRAT/ Ndihmë për kalim kufiri të paligjshëm, arrestohen 2 të rinjtë në Dibër
Policia DIBËR- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Dibër, për dhënien e ndihmës së kalimit të...
Stuhi të forta në Durrës/ Autoritetet: Deti me dallgë 6 ballë, duhen marrë masa për mjetet lundruese
Porti i Durrësit DURRËS- Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e forta kanë qenë prezente që prej mëngjesit të...
