Bota

Luks dhe arredim modern, hoteli i Donald Trump në New York shpallet si më i miri në botë(Foto)

13 Shtator 2019, 10:37 Nga DOSJA
Luks dhe arredim modern, hoteli i Donald Trump në New York shpallet si

SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, është një prej liderëve në botë që urrehet dhe ka kundër një pjesë të mirë të qytetarëve nëpër botë.

Por megjithatë, ai përveç  qeverisjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës njhet edhe për anën e tij të menaxhimit të bizneseve.

Menaxhimi i  hotelit të tij,”Trump International Hotel and Tower” në New York është kryer  në mënyrën e duhur nga stafi i Presidentit Trump.

Nga një renditje e hoteleve më të mirë, “Trump International Hotel and Tower” në New York është shpallur si hoteli i parë më i mirë në botë, nga lexuesit revistës “Luxury Lifestyle.

Në këtë hotel teje luksoz kanë qëndruar personazhe të njohur, amerikanë apo britanik, por jo vetëm.

Hoteli luksoz i Donald Trumpo ka lënë pas edhe hotelin Vatuvara në Fixhi, i cili më parë frekuentohej edhe nga çifti Meghan Markle dhe Princi Harry, ku tashmë ka kaluar në vendin e dytë.

Ndërsa në vend të tretë ëshët listuar hoteli Emirates Palace në Abu Dhabi, ku një vit më parë ai kryesonte në vendin e parë.

Pas hotelit luksoz në  Abu Dhabi vjen Burj Al Arab që ndodhet në  Dubai.

Ndërsa më poshtë Sherato Maldives, Atlantis Paradise në Bahamas, Langham në Sydney, Dorchester në Londër, Trump International Hotel në Washington DC dhe Grant Gotel Les Trois Rois në Bazel, Zvicër.

Burimi:  Luxurylifestylemag

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump rendit ne vendin e pare trump international hotel and tower donald trump rendit ne vendin e pare trump international hotel and tower

Sondazh

Poll