Aktualitet

Reshje të dendura në Lezhë, lumi Drin në kuota normale

Reshjet kanë qenë më të denduar gjatë natës në mbi 30 mm ku kuotat e lumit Drin dhe Gjadër janë rritur por jo në gjendje kritike, duke mos pasur rrezik për përmbytje. 

17 Janar 2023, 14:03 Nga a.l
Reshje të dendura në Lezhë, lumi Drin në kuota normale
Lezhë

LEZHË- Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje intensive shiu që prej mëngjesit të sotëm, por deri më tani situata paraqitet e normalizuar. Reshjet kanë qenë më të denduar gjatë natës në mbi 30 mm ku kuotat e lumit Drin dhe Gjadër janë rritur por jo në gjendje kritike, duke mos pasur rrezik për përmbytje. 

Po ashtu edhe në zonën e Kurbinit situata ka qenë e qetë. Hidrovuret janë në punë dhe gjithashtu nuk ka pasur probleme me energjinë elektrike. Për sa i përket peshkarexhave ato janë ndaluar të lundrojnë në det deri në një njoftim të dytë.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll