Aktualitet

VIDEO- Familja Lika në qiell të hapur, kryefamiljarja apel institucioneve: S'kemi ku rrimë, Bashkia akoma s'ka ardhur

Mes lotësh në sy, Vjollca Lika ju bën apel institucioneve ta ndihmojnë me një banesë të re pasi ajo tashmë është në qiell të hapur si pasojë e shembjes së banesës që kishte kur jetonte me bashkëshortin dhe tani kjo që jeton aktualisht.

17 Janar 2023, 13:30 Nga A.B
VIDEO- Familja Lika në qiell të hapur, kryefamiljarja apel
Kryefamiljarja

KLOS- Familja Lika në fshatin Xibër-Hane të Njësisë Xibër në Bashkinë Klos ka mbetur në qiell të hapur. Katër anëtarët e kësaj familjeje rrezikojnë jetën në këtë dhomë gati të rrënuar. Dosja.al ju sjell pamjet nga banesa e familjes e cila u dëmtua nga tërmeti i ditës së dielë.

Tërmeti bëri që Vjollca bashkë me tre fëmijët e saj të përjetonin një tmerr duke qenë se ndërtesa mund t'i zinte brenda. Mes lotësh në sy, Vjollca Lika ju bën apel institucioneve ta ndihmojnë me një banesë të re pasi ajo tashmë është në qiell të hapur si pasojë e shembjes së banesës që kishte kur jetonte me bashkëshortin dhe tani kjo që jeton aktualisht.

'Oj mam është tu t'ra tavani, jo o mam i thashë. Jemi 5 pjestarë, burri na ka lënë, jemi 3 kalamaj. Bashkia nuk ka ardhur akoma, unë s'kam ku rri.'- tha ajo.


Shtabi i Mbrojtjes Civile ka ngritur grupet e punës në terren në të gjithë Qarkun Dibër për të verifikuar 180 raportimet e bëra nga banorët e 4 bashkive. Janë 19 grupe gjithsej, tre prej të cilëve nga Instituti i Ndërtimit të Tiranës. Pas konstatimeve do të nisë procesi i vlerësimit të dëmeve.

familja lika klos vjollca lika

Sondazh

Poll