Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafik droge, vihet në pranga 38-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Policia njofton se 38- vjeçari ishte i shpallur në kërkim prej 16 nëntorit të vitit të kaluar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, për të cilën do të vuaje dënimin me 1 vit e 2 muaj e 22 ditë burg të vendosur nga Gjykata e Apelit në Vlorë. 

17 Janar 2023, 13:20 Nga a.l
I shpallur në kërkim për trafik droge, vihet në pranga
policia

VLORË- Niko Isaraj 38- vjeç është arrestuar sot nga policia në Vlorë. Policia njofton se 38- vjeçari ishte i shpallur në kërkim prej 16 nëntorit të vitit të kaluar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, për të cilën do të vuaje dënimin me 1 vit e 2 muaj e 22 ditë burg të vendosur nga Gjykata e Apelit në Vlorë. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

DVP Vlorë/I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-Niko Isaraj, 38 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 16.11.2022, ka rikthyer në fuqi vendimin e datës 24.02.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar 38-vjeçarin, me 3 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 2 muaj e 22 ditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, në vitin 2020, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Kropisht, Vlorë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa.

arrestime ne vlore

Sondazh

Poll