Aktualitet

Virozat dhe gripi mbush urgjencën në Korçë, fëmijë dhe të rritur kërkojnë ndihmë mjekësore

Pediatria ka pasur më shumë pacientë për shkak të numrit të lartë të fëmijëve të prekur me simptomat e virozës por edhe urgjenca ka qenë e mbushur kryesisht me pacientë të moshës mbi 50 vjeç që paraqiten me komplikacione.

17 Janar 2023, 13:07 Nga a.l
Virozat dhe gripi mbush urgjencën në Korçë,
Urgjenca në Korçë

KORÇË- Raste të shtuara të pacienteve në Korçë i drejtohen pediatrisë apo urgjencës për shkak të gripit dhe virozave të stinës. Pediatria ka pasur më shumë pacientë për shkak të numrit të lartë të fëmijëve të prekur me simptomat e virozës por edhe urgjenca ka qenë e mbushur kryesisht me pacientë të moshës mbi 50 vjeç që paraqiten me komplikacione.

Mesatarisht raportohen 20 deri në 30 raste në ditë të të rriturve që kërkojnë ndihmë. Por ky nuk është kulmi i virozave pasi pritet që të ketë shtim të rasteve. Sipas Top Channel kjo situatë është e tillë prej disa javësh ku pacientët marrin shërbim një-ditor por jo vetëm pasi mund të zgjasë edhe disa ditë shërbimi mjekësor i specializuar deri në një rikuperim të tyre.

Marrë nga Top Channel 

virozat e stinës

Sondazh

Poll