Bota

GRUSHTI I SHTETIT/ Shpikën dosjen Ruse, tani do përballen me drejtësinë, McCabe i pari në listë

13 Shtator 2019, 10:32 Nga DOSJA
GRUSHTI I SHTETIT/ Shpikën dosjen Ruse, tani do përballen me

SHBA- Departamenti amerikan i Drejtësisë refuzoi kërkesën e apelit të ish-zëvendës drejtorit të FBI, Andrew McCabe’s dhe prokurorja Jessie Liu rekomandoi vijimin e punës me përgatitjen e akuzave.

“Fox News” duke iu referuar burimeve raporton se McCabe, apeloi vendimin e prokurorit të Uashingtonit, por zëvendës ministri i drejtësisë Jeffrey Rosen, refuzoi apelin.

Akuzat potenciale, janë të lidhura me raportin e inspektorit të përgjithshëm të departamentit të drejtësisë mbi rolin e McCabe dhe deklaratat e tij për hetimet e kryera ndaj Hillary Clinton.

McCabe punoi për 21 vite në FBI dhe u bë drejtor në detyrë i saj, i emëruar nga Presidenti Trump pas pushimit nga puna të drejtorit James Comey.

Më vonë ministri i drejtësisë Jeff Sessions e pushoi atë nga puna në marsin e 2018 pas publikimit të raportit të inspektorit të përgjithshëm të ministrisë së drejtësisë, raport në të cilin McCabe thuhet se kishte gënjyer, në lidhje me përfshirjen e tij në nxjerrjen e një sekreti tek “The Wall Street Journal”, lidhur  me hetimet e FBI për fondacionin Clinton.

Raporti i mësipërm bën fajtor McCabe për rrjedhje të informacionit tek reporteri i “Wall Street Journal Devlin Barrett, i cili në 30 tetor 2016 publikoi artikullin me titull “sherr brënda FBI ne lidhje me hetimet për Hillary Clinton.”

Ky artikull i shkruar pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, fokusohej në shpalljen prej vetë FBI-së se kishte rihapur hetimet për Clinton pasi kishte gjetur me mijëra email të saj në një laptop në pronësi të ish kongresmenit democrat Anthony Weiner, i cili njëkohësisht ishte dhe burri i njeriut më të afërt të Clinton, Huma Abedin.

Sipas artikullit të WS Journal, një zyrtar i lartë i FBI-së i kishte shprehur McCabe pakënaqësinë që agjentët po vijonin të hetonin fondacionin Clinton dhe se McCabe kishte mbrojtur autoritetin e agjentëve për të vijuar në këtë çështje.

Sipas raportit të inspektorit, rrjedhja e informacionit konfirmoi ekzistencën e hetimeve, të cilat deri në ato momente Comey kishte refuzuar ti bënte.

Sipas raportit të inspektorit, McCabe ishte karakterizuar nga mungesa e sinqeritetit në bisedën me Comey në momentin kur i tha se nuk kishte autorizuar nxjerrjen e informacionit dhe se nuk e kishte idenë se kush e kishte kryer këtë akt.

Sipas raportit ai kishte qenë jo i sinqertë kur ishte pyetur në shumë raste nga agjentë të FBI pas bisedës së mësipërme.

McCabe ka mohuar çdo veprim të paligjshëm që i atribuohet në raportin e inspektorit të përgjithshëm, duke e cilësuar këtë raport si të padrejtë edhe në rastet kur raporti përmend karakterizim që mund të jetë në favor të tij.

Muajin e kaluar McCabe hodhi në gjyq FBI dhe departamentin e drejtësisë në lidhje me pushimin e tij nga puna duke argumentuar se largimi i tij nga puna është pjesë e planit të Trump për të larguar nga drejtimi i ministrisë së drejtësisë të të gjithë personave të perceptuar si jo besnikë ndaj tij.

McCabe në akuzë argumenton se dy zyrtarët përgjegjës për largimin e tij nga puna— drejtori i FBI Chris Wray dhe ministri Sessions — krijuan një pretekst për ta detyruar të largohet në përputhje me dëshirën e presidentit.

Zyrtarisht motivi për largimin e tij nga puna është keqinformimi i hetuesve në lidhje me përfshirjen e tij në rrjedhjen e informacionit në media, por McCabe thotë se arsyeja e vërtetë është “refuzimi i tij për të lidhur besën me një njeri të vetëm”

McCabe është sulmuar nga Trump përpara se ky të bëhej president, në vjeshtën e 2016, pasi u publikua fakti që gruaja e tij kishte pranuar financime nga një grup lobimi i lidhur me ish-guvernatorin e Virxhinias Terry McAuliffe, gjatë tentativë së këtij të fundit për tu zgjedhur senator.

McAuliffe është një aleat i afërt i Bill dhe Hillary Clinton, kjo e fundit në atë periudhë e hetuar mbi përdorimin e një email-serveri personal në një kohë kur ishte ministre e jashtme.Pas pushimit nga puna McCabe u punësua prej CNN, dhe Trump cilësoi si “të turpshme”. CNN nuk iu përgjigj kërkesave për koment në ditën e enjte në lidhje me këtë ngjarje.

Burimi: Fox News

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota akuzat per ruset andrew mccabe ish-zevendes drejtori i fbi jessie liu shba akuzat per ruset andrew mccabe ish-zevendes drejtori i fbi jessie liu shba

Sondazh

Poll