Aktualitet

EMRAT/ Ndihmë për kalim kufiri të paligjshëm, arrestohen 2 të rinjtë në Dibër

Në pranga kanë rënë 28-vjeçari me iniciale M.Z si dhe 23-vjeçari me iniciale R.Gj.

17 Janar 2023, 11:02 Nga I.A
EMRAT/ Ndihmë për kalim kufiri të paligjshëm, arrestohen 2
Policia

DIBËR- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Dibër, për dhënien e ndihmës së kalimit të paligjshëm. Mësohet se kjo ka qenë faza e 4 e operacionit 'SMUGGLING' të nisur 1 vit më parë. Në pranga kanë rënë 28-vjeçari me emrin Miklovan Zymeri si dhe 23-vjeçari me emrin Renaldo Gjinaj. Për këta dy persona Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest me burg'. 

Njoftimi i Policisë:

Dibër. Finalizohet faza e katërt e operacionit policor të koduar “SMUGGLING”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 shtetas. Gjatë 3 fazave të tjera të operacionit, i cili ka nisur rreth 1 vit më parë, janë vënë në pranga 14 shtetas që e ushtronin këtë veprimtari kriminale, në formën e 2 grupeve. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Dibër, në vijim të punës hetimore të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, në kuadër të operacionit policor të koduar “SMUGGLING”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar fazën e katërt të këtij operacioni.

Gjatë kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për shtetasit:  M. Z., 28 vjeç, banues në Shkodër dhe R. Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar gjatë 3 fazave të mëparshme të operacionit “SMUGGLING”, u kanë dhënë ndihmë, kundrejt pagesave, shtetasve me origjinë siriane, për kalimin e paligjshëm nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

smuggling arrestohen 2 persona ne diber renaldo gjinaj miklovan zymeri

Sondazh

Poll