Aktualitet

Stuhi të forta në Durrës/ Autoritetet: Deti me dallgë 6 ballë, duhen marrë masa për mjetet lundruese

Kapiteneria paralajmëron mjetet lundruese, anijet e tonazhit të ulët dhe të gjitha mjetet e sektorit të peshkimit që të pezullojnë lundrimin. 

17 Janar 2023, 12:40 Nga a.l
Stuhi të forta në Durrës/ Autoritetet: Deti me dallgë 6
Porti i Durrësit

DURRËS- Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e forta kanë qenë prezente që prej mëngjesit të sotëm në Gjirin e Durrësit, duke shkaktuar valë të mëdha deti që arrijnë deri në 6 ballë. Kapiteneria paralajmëron mjetet lundruese, anijet e tonazhit të ulët dhe të gjitha mjetet e sektorit të peshkimit që të pezullojnë lundrimin. 

Pavarësisht përkeqësimit në vazhdim të motit, nuk ka njoftim për shtyrje të orarit të nisjes së trageteve nga porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas. Mësohet se, një anije cisternë për shkaqe sigurie nuk mund të hyjë në port dhe po qëndron në radë, pas Kepit të Palit, në pritje të qetësimit të erës që fryn nga jugu.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll