Aktualitet

Vlorë/ 40- vjeçari i dehur përplas dy makina të parkuara, shoqërohet nga policia

40-vjeçari dyshohet se në momentin e aksidentit ka qenë në gjendje të dehur në timon.

17 Janar 2023, 11:18 Nga a.l
Vlorë/ 40- vjeçari i dehur përplas dy makina të parkuara,
Aksident në Vlorë

VLORË- Një aksident i pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Ngjarja ka ndhdohur rreth orës 04:00 kur një makinë ka goditur dy mjete të tjera. Mjeti tip “Benz C Class” me drejtues një 40-vjeçar ka dalë nga rruga duke përplasur një furgon “Iveco” të parkuar si dhe një tjetër mjet “Benz B Class”.

40-vjeçari dyshohet se në momentin e aksidentit ka qenë në gjendje të dehur në timon. Ai ka marrë vetëm disa lëndime të lehta, ndërkohë që është shoqëruar në polici për t’u hetuar për ngjarjen./ Dosja.al

aksident ne vlore

Sondazh

Poll