Aktualitet

Moti i keq në vend/ Parashikohen stuhi të forta, bashkia e Vlorës: Shmangni lëvizjet në akset problematike

Sipas meterorologëve kushtet atomsferike gjatë orëve në vijim pritet të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut dhe stuhive të forta, për këtë arsye duhet të shmangen edhe parkimi në ato rrugë.

17 Janar 2023, 10:14 Nga a.l
Moti i keq në vend/ Parashikohen stuhi të forta, bashkia e
Porti i Vlorës

VLORË- Reshjet e denduar të shiut dhe stuhitë kanë nisur edhe në Qarkun e Vlorës. Bashkia e këtij qarku ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset rrugore problematike, si pasojë e përkeqësimit të motit. Sipas meterorologëve kushtet atomsferike gjatë orëve në vijim pritet të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut dhe stuhive të forta, për këtë arsye duhet të shmangen edhe parkimi në ato rrugë.

"Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar. Reshjet e shiut do të intensifikohen në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime. Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!", njofton Bashkia e Vlorës. 

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll