Aktualitet

"Eja të të jap një kafe"/ U dhunua dje, flet nga spitali mësuesi: Më futën në makinë e më rrahën, nuk i njihja por hipa se më pëlqyen (VIDEO)

Më pas, ai shton se e kanë dhunuar duke e goditur në kokë e trup, por arsye nuk i ka mësuar ende. 

17 Janar 2023, 10:10 Nga F.M
"Eja të të jap një kafe"/ U dhunua dje, flet nga
Kleanth Laçi

TIRANË- Mësuesi i fiskulturës Kleanth Laçi ka rrëfyer nga shtrati i spitalit mënyrën se si u dhunua një ditë më parë në Tepelenë, nga tre persona. Me fasho në kokë dhe i masakruar në fytyrë, mësuesi thotë se tre djem i janë afruar dhe e kanë ftuar që të kosnumonin një kafe bashkë. Ai thotë se nuk i njihte djemtë, por që i kishin pëlqyer, ndaj dhe kishte hipur në makinë me ta. Më pas, ai shton se e kanë dhunuar duke e goditur në kokë e trup, por arsye nuk i ka mësuar ende. 

"Nisi që nga shtëpia. Hipa në makinë pa i njohur si persona por më pëlqyen se më tha profesor njëri dhe më tha do të qeras me një kafe. Në makinë më çuan në një rrugë jo kryesore, larg shtëpisë time dhe aty pastaj më goditën me grusht. Ishin tre persona, shoferi dhe dy të tjerë. Targat nuk i mbaj mend por më duket se makina ishte e llojit ‘Audi’. Unë nuk di të kem pasur konflikt me njeri, nuk më thanë gjë, më goditën papritur. Unë hipa në makinë se më thanë do të qerasim me një kafe. Në momentin e goditjes së parë dola nga makina. Personat ishin të moshave të ndryshme. Unë u përmenda që në moment, u futa në një vend sa të pastrohesha dhe më pas mora një taksi. Nuk kam pasur asnjë konflikt më përpara. Hera e parë që i shihja si persona, nuk i njihja fare. Akoma nuk po arrij të kuptoj se përse më rrahën,"- rrëfen ai. 


Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tepelenë. Policia njoftoi se ka identifikuar tre të rinjtë, por emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë dhe as nuk janë arrestuar. 

kleanth laci

Sondazh

Poll