Aktualitet

Paratë pa burim për blerjen e banesave, Mazniku: Emigrantët nuk e aksesojnë tregun e kredive

Arbi Mazniku tha se sipas një studimi për vitin 2019, janë rreth 200 milionë euro të cilave nuk u gjendet burimi për 2 mijë njësi banimi në gjithë vendin.

17 Janar 2023, 01:10 Nga k.m.
Paratë pa burim për blerjen e banesave, Mazniku: Emigrantët nuk e
Arbi Mazniku

TIRANË- Zëvendëskryetari i bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku shpjegoi se paratë që rezultojnë pa burim për blerjen e banesave janë të emigrantëve të cilët sipas tij nuk e aksesojnë dot tregun e kredive dhe i blejnë me para në dorë. Mazniku për emisionin "Opinion" tha se sipas një studimi për vitin 2019, janë rreth 200 milionë euro të cilave nuk u gjendet burimi për 2 mijë njësi banimi në gjithë vendin.

Arbi Mazniku: Një apartament pa njeri brenda dhe ndryshe një objekt i pashitur. Që në Zallbastar, Baldushk apo në Shëngjergj ka njerëqë që kanë lëvizur nga fshati në Tiranë kjo mund të ndodhë. Siç ka njerëz që janë në emigrim e kanë blerë një shtëpi dhe e mbajnë këtu. Por stok të banesave të pashitura nuk ka.

Pano Soko: Jo të pashitura por bosh.

Blendi Fevziu: 50% paguhen me kredi, 50% që paguhen me kesh nga vijnë?

Arbi Mazniku: Është marrë si vit studimor viti 2019 dhe thonë vlera totale është 953 milionë euro, nga këto janë paguar 400 milionë euro me kredi dhe kursim, 355 para pa burim. 953 milionë euro është vlera e tregut, çmimi i shtjes  të gjitha njësive, 420 milionë me kredi.

Ne kemi diçka që nuk e ka asnjë vend, pronarin e tokës brenda. Mesatarja në Tiranë është 35%, 35% e 953, 330 milionë. Pjesa më e madhe e kanë për vete, kalamajtë dhe një pjesë shumë e vogël e apartamenteve aksesojnë tregun. Ngelin të pa burim 200 milionë, 2 mijë njësi banimi në gjithë Shqipërinë. Emigrantët kur blejnë nuk aksesojnë tregun e kredive dhe kursimeve, vjen me para dhe e blen. 2 mijë njësi banimi, fut këtu shqiptarë Kosove, Maqedonie i kalojnë me bankë. Sapo ta argumentova me shifra, me numra.

Pano Soko: Në 2019-ën ka qenë 1.1 miliardë euro.

Arbi Mazniku: Hap faqen e studimit.

Pano Soko: Ku e gjete vlerën e pronarit të tokës?

Arbi Mazniku: Te kontrata, mesatarizimi është te 35%./tvklan.al

arbi mazniku

Sondazh

Poll