Aktualitet

Arbi Mazniku: Në Tiranë ka vetëm 20 objekte mbi 12 kate. Nëse doni kontrollojini një për një...

Mazniku tha se si ndërtime me leje si pa leje, janë vetëm 20 ndërtime në Tiranë i kalojnë 12 kate.

16 Janar 2023, 23:39 Nga k.m.
Arbi Mazniku: Në Tiranë ka vetëm 20 objekte mbi 12 kate.
Arbi Mazniku

TIRANË- Ndërtimet në Tiranë dhe çmimet e tyre ishte fokusi i diskutimit. Në fjalën e tij, zv/kryetari i Bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku ka thënë se nga 1000 objekte në Tiranë janë vetëm 20 objekte më të larta se 12 kate. Gjatë fjalës së tij në emisionin “Opinion”, Mazniku tha se si ndërtime me leje si pa leje, janë vetëm 20 ndërtime në Tiranë i kalojnë 12 kate.

PJESË NGA BISEDA: 

Arbi Mazniku: Nga 312 objekte të larta që janë objektet mbi 4 kate, në 1000, vetëm 6 përqind, ose 20 objekte janë mbi 12 kate.

Blendi Fevziu: Si qenkan 20 mbi 12 kate?! Ti po quan ato me leje. Po ato pa leje?

Arbi Mazniku: Me leje pa leje janë 20.

Blendi Fevziu: Si mo 20?!

Arbi Mazniku: Objekte mbi 12 kate janë 20 objekte dhe asnjë më shumë, asnjë më pak. Ua siguroj unë këto të dhëna, nëse do dikush t’i shikojë një për një. Dhe tjetra, mbi 292 janë objekte deri në 12 kate.

arbi mazniku

Sondazh

Poll