"Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq dhe..."/ AMA i tërheq vëmendjen Top Channel për dhunën verbale në ‘Big Brother VIP 2’
AMA i ka kritikuar duke i kujtuar se ndalohet transmetimet e videos në fjalë që nxisin intolerancën ose justifikojnë dhunën.

TIRANË- Deklarata horror e aktorit Amos Zaharia ka detyruar Autoritetin e Mediave Audiovizuale (AMA) t’i tërheqë vëmendjen "Top Channel" për emisionin ""Big Brother Albania VIP 2". Pas deklaratës së tij, AMA i ka kritikuar duke i kujtuar se ndalohet transmetimet e videos në fjalë që nxisin intolerancën ose justifikojnë dhunën.
DEKLARATA E PLOTË:
Këshilli i Ankesave i tërheq vëmendjen TOP Channel për shkelje të ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në: * nenin 4,pika 2/d: “moslejimi i transmetimeve që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve” dhe 2/dh: “moslejimi i transmetimeve që nxisin ose justifikojnë dhunën” * nenin 32, pika 4 “OSHMA-të nuk transmetojnë programe me përmbajtje që nxisin urrejtjen …. dhe çdo formë tjetër diskriminimi”. * nenin 33, pika 1/ç: “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; pika 1/d: “të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale“. Si edhe për shkelje të Kodit të Transmetimit, miratuar me Vendimin e AMA-s, nr. 228, datë 11.12.2017, në: * Seksionin 1, pika 1.5. “Transmetimet audiovizive nuk duhet të nxisin urrejtjen, intolerancën, diskriminimin ose të justifikojnë dhunën ndërmjet shtetasve”, pika 1.6. “Veprimtaria e transmetimeve audiovizive respekton normat morale dhe etike të shoqërisë”. Duke patur parasysh: se “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, vlejnë njësoj edhe për transmetimet sipas kërkesës së përdoruesit (me pagesë) dhe pavarësisht fashës orare. Këshilli i Ankesave, – tërheq vëmendjen për shkeljet e mësipërme, – kërkon ndalimin e publikimit të videos në kanalin zyrtar në Youtube, – paralajmëron, se çdo përsëritje do të trajtohet sipas dispozitave në fuqi”, thuhet në deklaratë.
Deklaratën aktori e bëri gjatë ditës së sotme, teksa po fliste me banorin tjetër, Kristi Aliaj.
Sondazh
Bie çatia e Kishës së Voskopojës, alarmi për restaurim
Çatia e dëmtuar “Stop” u ndal në Voskopojë të Korçës, aty ku ndërthuret arti, kultura dhe historia....
Fevziu tregon se si variojnë çmimet e banesave në Tiranë, këto janë ZONAT më të shtrenjta
Foto ilustruese TIRANË- Moderatori Blendi Fevziu paraqiti sot një grafikë të Google Earth që tregon si variojnë çmimet...
Stuhia po vjen, Bashkia e Vlorës apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Foto ilustruese VLORË- Bashkia e Vlorës i ka bërë apel qytetarëve të saj të shmangin lëvizjet e panevojshëm me...
Përkeqësim i motit, Ministria e Mbrojtjes njofton bashkitë më të rrezikuara: Veriu pret përmbytje, në Alpe priten stuhi bore
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar mbrëmjen e së hënës në lidhje me situatën e pritshme në di...
Zëri i Amerikës: Ish-të burgosurit e Spaçit kërkojnë distancimin e politikës nga diktatura
Burgu i Spaçit Në Tiranë, pjesëmarrës të revoltës antikomuniste në burgun e Spaçit si dhe Unioni Mbarë...
'Hajde sqarohemi...'/ Tre persona dhunojnë mësuesin e Fiskulturës në Tepelenë, 59-vjeçari i lënduar në kokë, fytyrë dhe bark
Policia TEPELENË- Dhunohet mësuesi i Fiskulturës. Kleanth Laçi, 59 vjeç është dhunuar nga disa persona ende t&e...
"Njolloset" gara për Kushtetuese/ Faktet si KED favorizoi kandidaten Holta Zaçaj
Holta Zaçaj Nga Boldnews.al Gjykata e Lartë plotësoi këtë të Hënë vakancën e fundit në Gjykatën ...
Priten përmbytje dhe dëborë! Sinoptikani grek: Reshjet nisin nesër në Shqipëri, do preket i gjithë veriu i vendit
Sakis Arnaoutoglou TIRANË- Sinoptikani i njohur grek Sakis Arnaoutoglou që ndjek me vëmendje dhe interes të madh edhe zhvillimet e feno...
Kostituohet KED për vitin 2023
Mbledhje e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Dre...
Ish-këshilltari i presidentit Meta u dhunua nga Policia malazeze, PD: Skandal! Autoritetet shqiptare të kërkojnë llogari
Petraq Milo TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar kundër dhunës së ushtruar ndaj Petraq Milos, ish-këshilltari i ish-kreut të...
