Aktualitet

Fevziu tregon se si variojnë çmimet e banesave në Tiranë, këto janë ZONAT më të shtrenjta

Zona më e shtrenjtë e kryeqytetit është qendra, duke u ndjekur nga Blloku dhe më pas nga zona e “Vilave”.

16 Janar 2023, 22:32 Nga k.m.
Fevziu tregon se si variojnë çmimet e banesave në Tiranë,
Foto ilustruese

TIRANË- Moderatori Blendi Fevziu paraqiti sot një grafikë të Google Earth që tregon si variojnë çmimet e metrit katror për banesat në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas të dhënave të nxjerra në emisionin "Opinion", zona më e shtrenjtë e kryeqytetit është qendra, duke u ndjekur nga Blloku dhe më pas nga zona e “Vilave”.

"Ky informacion nga Google Earth që tregon pak a shumë se cilat janë zonat. Kjo është zona e Kombinatit ku sipas të dhënave paraprake lëviz nga 700-750 euro por mesatarja, jo pallati më i shtrenjtë apo pallati më i lirë. Zona e Astirit që lëviz 800 deri në 1 mijë euro, janë të dhëna të marra nga analiza e shifrave.

Zona e QTU-së që shkon nga 750 në 1100 ndërkohë që Fusha e Aviacionit shkon nga 850 në 1100. Zona e Zogut të Zi 1200-1400, “Bulevardi i Ri”që shkon 1300-1400. Zona e sheshit “Skënderbej” në qendër që vërtitet 1800-2500 ndërtimet pak më të vjetra dhe rreth 3500-5000 euro ndërtimet më të reja, këtu është ndoshta çmimi më i lartë që ka Shqipëria për momentin. Ndërkohë është zona e “Bllokut” që është 2500 në 3000 euro metri katror dhe vjen zona e Qytet Studentit që varion 1100 në 1200. Në periferi pastaj që është zona e “Vilave” që lëvizin 2200 euro, ndërsa në zonat elitare ka çmim për njësi,"-tha Fevziu. 

cmimi i apartamenteve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2023, 20:10 k.m.

Kostituohet KED për vitin 2023

Mbledhje e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Dre...