Aktualitet

Stuhia po vjen, Bashkia e Vlorës apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Në njoftim, thuhet se reshjet e shiut do të intesifikohen në vazhdim dhe do të shoqërohen me stuhi të forta, ndaj dhe sugjerohet që të shmanget lëvizja dhe të bëhet kujdes me vendet ku parkojnë mjetet. 

16 Janar 2023, 22:18 Nga k.m.
Stuhia po vjen, Bashkia e Vlorës apel qytetarëve: Shmangni
Foto ilustruese

VLORË- Bashkia e Vlorës i ka bërë apel qytetarëve të saj të shmangin lëvizjet e panevojshëm me automjet në akset problematike për shkak se pritet që vendi ynë të përfshihet nga stuhia. Në njoftim, thuhet se reshjet e shiut do të intesifikohen në vazhdim dhe do të shoqërohen me stuhi të forta, ndaj dhe sugjerohet që të shmanget lëvizja dhe të bëhet kujdes me vendet ku parkojnë mjetet. 

Njoftimi i plotë:

Bashkia Vlorë—Të nderuar qytetarë! Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar. Reshjet e shiut do të intensifikohen në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!

vlor bashkia e vlores moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2023, 20:10 k.m.

Kostituohet KED për vitin 2023

Mbledhje e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Dre...