16 Janar 2023, 20:10
Nga k.m.
Mbledhje e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
Anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED u mblodhën të hënën më 16 janar, duke e kryer kostituimin e këtij këshilli të zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës në fundvitin e kaluar, për të mundësuar ushtrimin e funksionit përgjatë 2023-it. Anëtarët e rinj të KED janë Altin Binaj dhe Fiona Papajorgji të Gjykatës Kushtetuese; Sandër Simoni nga Gjykata e Lartë; Arqile Koca nga Prokuroria e Përgjithshme; nga gjykatat e Apelit janë përzgjedhur Fuat Vjerdha dhe Engert Pëllumbi; Arta Marku dhe Gjon Fusha nga prokuroritë e Apelit; si dhe Enerjeta Shehaj (Denaj) nga gjykatat Administrative. Në cilësinë e anëtarëve zëvendësues janë zgjedhur sipas të njëjtës procedurë, Vitore Tusha nga Gjykata Kushtetuese; Albana Boksi nga Gjykata e Lartë; Alma Muça nga Prokuroria e Përgjithshme; Genti Shala nga gjykatat e Apelit dhe Moisi Duda nga prokuroritë e Apelit; ndërsa nga gjykatat Administrative është zgjedhur Elda Vrioni. Mbledhja është thirrur nga kryetari i KED, Sandër Simoni.
Gjykata Kushtetuese u plotësua të hënën më 16 janar me anëtarin e fundit të zgjedhur nga Gjykata e Lartë dhe për rrjedhojë, në situatën aktuale, veprimtaria e KED që është i fokusuar në plotësimin e vendeve vakante në këtë gjykatë dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, nuk do të ketë të bëjë me përzgjedhjen e gjyqtarëve kandidatë nëse nuk do të ketë vakanca të paparashikuara.
Në njoftimin e Gjykatës së Lartë sqarohet se gjatë vitit 2023, KED do ta përqëndrojë aktivitetin e tij për të kryer një analize të plotë të të gjithë procesit të funksionimit të Këshillit; në aktet normative të deritasnishme; si dhe në miratimin e akteve nënligjore normative të nevojshme për funksionimin. Po ashtu, është dakordësuar për të rishikuar bazën normative në funksion të verifikimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe si Inspektor i Lartë i Drejtësisë./BIRN
ked
Aktualitet
16 Janar 2023, 20:08
k.m.
Petraq Milo
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar kundër dhunës së ushtruar ndaj Petraq Milos, ish-këshilltari i ish-kreut të...
Aktualitet
16 Janar 2023, 19:55
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin, pritet të intensifikohen përgjat&e...
Aktualitet
16 Janar 2023, 19:53
A.B
Aurel Plasari
TIRANË- Në vigjilje të 555-vjetorit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, u organizua nj&eum...
Aktualitet
16 Janar 2023, 19:39
A.B
Edi Rama
TIRANË- Në kuadër të 555-vjetorit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, kryeministri Edi Ram...
Aktualitet
16 Janar 2023, 19:32
k.m.
Nelson Aliaj dhe të prangosurit e tjerë
BRITANI E MADHE- Organizatori kryesor i një rrjeti kokaine në Kent të Britanisë s&eum...
Aktualitet
16 Janar 2023, 19:24
A.B
Aurel Plasari
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe historiani Aurel Plasari, zhvilluan një bisedë me gjimnazistët në vigjilje t&...
Aktualitet
16 Janar 2023, 19:29
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës në vigjilje të 555-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Ka...
Aktualitet
16 Janar 2023, 19:27
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Lëkundje të tjera janë ndjerë sërish në Tiranë. Tërmeti ka qenë me magnitudë...
Aktualitet
16 Janar 2023, 19:00
k.m.
Erion Hysenbelliu
ITALI- Ai kontrollonte trafikun e drogës në zonën e Miranos, duke furnizuar të varurit nga droga. Erion Hysenbelliu, ...
Aktualitet
16 Janar 2023, 18:48
k.m.
Foto ilustruese
SASSUOLO- Një 34-vjeçar shqiptar, banues në Castellarano u arrestua mëngjesin e së shtunës nga karabinier&...