Aktualitet

'Term i rremë për mua...'/ Historiani Plasari: Emri ‘Ballkan’ është vënë nga një budalla

Kryeministri Edi Rama dhe historiani i njohur, Aurel Plasari folën për historinë e Skëndërbeut dhe atë të Shqipërisë.

16 Janar 2023, 19:53 Nga A.B
'Term i rremë për mua...'/ Historiani Plasari: Emri
Aurel Plasari

TIRANË- Në vigjilje të 555-vjetorit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, u organizua një bisedë me të rinj dhe studiues. Kryeministri Edi Rama dhe historiani i njohur, Aurel Plasari folën për historinë e Skëndërbeut dhe atë të Shqipërisë. Plasari deklaroi ndër të tjerash, se emri Ballkan është vënë nga një studiues gjerman, që e cilësoi budalla.

“Emri ‘Ballkan’ është emër i vënë nga një budalla. Gadishulli quhej gadishulli ilirik. Gadishulli riprodhohej nga hartat që dilnin nga tekstet e Ptolemeut. Ai jepte një vargmal që përshkruante gadishullin ilirik. Edhe kur filluan Hartat e rilindjes Europiane imitonin këto harta. Arbëria ishte një nga ato vende të studiuara. Në mesin e shekullit XVIII, në kohën e Turqisë, një studiues gjerman Xonjën e pyesnin dhe i thotë se si quhet dhe ai tha; Ballkan. Ishte budallallëk i atij momenti. Sot është çështja që mund të na thonë Ballkani dhe Europa. Ai rajon që thonë Ballkan, është Europa juglindore. Është një term i rremë për mua. Kur vjen puna në konceptin shkencor do them se ky gadishull është Europa Juglindore.”, tha historiani.

aurel plasari

Sondazh

Poll