Aktualitet

Arrestohet “akrobati”, kërkohej në të gjithë Evropën. Po kërkohej nga Franca, por 'skifteri' shqiptari kapet në Itali (EMRI)

Në fakt shqiptari Saimir Merdhoqi ishte shpallur në kërkim në të gjithë Europën pas një dënimi me 3 vjet burg për një sërë vjedhjesh në shtëpi.

16 Janar 2023, 18:48 Nga k.m.
Arrestohet “akrobati”, kërkohej në të gjithë
Foto ilustruese

SASSUOLO- Një 34-vjeçar shqiptar, banues në Castellarano u arrestua mëngjesin e së shtunës nga karabinierët e Reggio Emilia, të cilët ekzekutuan një urdhër-arresti europian të lëshuar ndaj tij nga autoritetet gjyqësore franceze. Por në fakt shqiptari Saimir Merdhoqi ishte shpallur në kërkim në të gjithë Europën pas një dënimi me 3 vjet burg për një sërë vjedhjesh në shtëpi.

Sipas mediave italiane, madje kishte marrë edhe pseudonimin “akrobati”, pasi ishte i aftë që të arrinte edhe në katet më të larta, derisa të hynte në banesën e synuar. 

Ndaj që prej së shtunës, 34-vjeçari Saimir Merdhoqi, me origjinë nga Shqipëria, i kërkuar në Europë nga autoritetet franceze, ndodhet në burgun e Reggio Emilia në pritje të dorëzimit të autoriteteve franceze.

Sipas dokumentacionit, Merdhoqi që në vitin 2014 ishte përgjegjës për rreth dhjetë vjedhje në shtëpi në Francë. Dënimi me 3 vjet heqje lirie për 34-vjeçarin është vendosur nga gjykata e Nancy, një qytet francez i vendosur në zemër të Lorenës, i cili megjithatë mbeti i paekzekutuar pasi i dënuari ishte kthyer në Itali. Por i arrestuari duhet të vuajë edhe 29 muaj burg: sipas dokumenteve gjyqësore, në fakt ai kishte kaluar 7 muaj paraburgim, duke kryer një pjesë të dënimit prej 3 vitesh burg që i ishte caktuar nga autoritetet franceze.

saimir merdhoqi  itali

Sondazh

Poll