Aktualitet

Shqiptari i dehur terrorizon klientët e lokalit/ Sulmon edhe Policinë italiane, shkelmon xhamat e makinës: S'e jap emrin

Sapo punonjësit e Policisë iu afruan, shqiptari ende i paidentifikuar me emër, mori një qëndrim agresim dhe nisi që të sulmonte uniformat blu. 

16 Janar 2023, 18:24 Nga k.m.
Shqiptari i dehur terrorizon klientët e lokalit/ Sulmon edhe Policinë
Foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar 50-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë Italiane në via Emilia Lepido. Sipas mediave italiane, oficerët e policisë kur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:00 të mbrëmjes kanë parë një burrë që ishte i dehur dhe bërtiste nëpër rrugë. Sapo punonjësit e Policisë iu afruan, shqiptari ende i paidentifikuar me emër, mori një qëndrim agresim dhe nisi që të sulmonte uniformat blu. 

Edhe pse me pak vështirësi, efektivët kanë arritur ta shtrijnë në tokë dhe pasi e kanë vënë në pranga e kanë dërguar në komisariat. Por gjatë rrugës për atje,  shqiptari, i cili nuk kishte një mjet identifikimi me vete, ka vazhduar të godasë me shkelma xhamin e pasmë të mjetin dhe nuk ka pranuar ta japë emrin e tij. Mirëpo, pas dërgimit në komisariat u zbuluan se ai banonte me qira në Parma, ishte identifikuar edhe më parë si një qytetar jo i rregullt në zonë dhe kishte precedentë penalë për rezistencë, kërcënime ndaj një zyrtari publik si dhe për mbajtje armësh.

Pronari i lokalit në via Emilia Lepido raportoi se shqiptari në fjalë, i kishte shkuar edhe herë të tjera në lokal, duke iu drejtuar në mënyrë agresive klientëve dhe vetë pronarit.

emilia lepido itali arrestohet shqiptari ne parma

Sondazh

Poll