Aktualitet

Familjarët e kërkonin një ditë më parë, 32- vjeçari gjendet i mbytur në lumin Osum (EMRI)

Sipas policisë nga këqyrjet paraprake të të riut nuk janë konstatuar shenja dhune.

16 Janar 2023, 16:47 Nga a.l
Familjarët e kërkonin një ditë më parë, 32-
Osum

BERAT-  Jurgen Merkaj 32 vjeç është  gjendur i mbytur në ujërat e lumit Osum. Policia njofton se viktima ishte shpallur në kërkim nga familjarët dhe policia mëngjesin e sotëm. Ai ishte larguar nga banesa e tij që ditën e djeshme, ndërsa ditën e sotme është nxjerrë trupi i pajetë nga uji. Sipas policisë nga këqyrjet paraprake të të riut nuk janë konstatuar shenja dhune.

NJOFTIMI I POLICISË:

Berat/Informacion paraprak- Më datë 16.01.2023, rreth orës 15:00 në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum është konstatuar i mbytur në ujë, shtetasi J.M., 32 vjeç, banues në Berat.

Për shtetasin J.M., mëngjesin e sotëm, kanë bërë kallëzim në Polici, familjarët e tij, ku kanë deklaruar se më datë 15.01.2023 është larguar nga banesa shtetasi J.M. Trupi i pajetë i 32-vjeçarit, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Berat, për ekzaminime të mëtejshme.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

jurgen merkaj

Sondazh

Poll