Aktualitet

Tërmeti në Klos, mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile, disa banesa të dëmtuara

Deri më tani raportohen 12 shtëpi të dëmtuara në Klos, me krisje apo plasaritje muresh, ndërsa epiket janë ende në terren për të konstatuar banesa të tjera që mund të jenë dëmtuar.

16 Janar 2023, 15:13 Nga I.A
Tërmeti në Klos, mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile, disa banesa
deme nga termeti

KLOS- Shtabi i Emergjencave Civile është mbledhur në Bashkinë Klos, pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme. Deri më tani raportohen 12 shtëpi të dëmtuara në Klos, me krisje apo plasaritje muresh, ndërsa epiket janë ende në terren për të konstatuar banesa të tjera që mund të jenë dëmtuar.

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel. Pak minuta më pas u rregjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1. Lëkundjet janë ndjerë më shumë në zonën e Klosit dhe Bulqizës, por nuk kanë kursyer as kryeqytetin dhe qytete të tjera si Pogradeci, Durrësi dhe Lezha.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Gjatë natës janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera.

termet ne diber

Sondazh

Poll