Aktualitet

Njëri i dehur dhe me drogë në makinë, tjetri kërcënoi një qytetar/ Arrestohet 35- vjeçari në Pogradec, 2 të tjerë vihen në hetim

Policia njofton se dy të tjerë janë vënë në hetim për veprat penale 'Dhuna në familje' dhe 'Kanosja'. 

16 Janar 2023, 13:44 Nga a.l
Njëri i dehur dhe me drogë në makinë, tjetri
Policia

POGRADEC- Një 35- vjeçar ëshë arrestuar nga policia në Pogradec pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjndje të dehur ku i janë gjetur edhe drogë. Policia njofton se dy të tjerë janë vënë në hetim për veprat penale 'Dhuna në familje' dhe 'Kanosja'. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Pogradec/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 35 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 1, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, në gjendje të dehur. Nga kontrolli i ushtruar në këtë automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Q., 49 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Kanosja”, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, ka kanosur me fjalë dhe me një send të fortë, një shtetas tjetër.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 35 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ky shtetas është transportuar në spital, për trajtim mjekësor, pasi sipas deklarimeve të familjarëve, vuan nga epilepsia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

arrestime ne pogradec

Sondazh

Poll