Aktualitet

PAMJET- Pasojat e tërmetit 4.7 ballë të së dielës, 4 banesa të dëmtuara në Zall Bastar 

Veliaj shprehet se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të akordojë ndihmë financiare për 4 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i djeshëm në Zall Bastar. 

14 Janar 2023, 14:57 Nga A.B
PAMJET- Pasojat e tërmetit 4.7 ballë të së dielës, 4
Kontrolli per demet

TIRANË- Katër banesa janë dëmtuar në fshatrat e largëta të njësisë Zall Bastar nga tërmeti i një dite më parë. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë pamjet nga kontrolli i Emergjencave Civile të Bashkisë në këto banesa. Siç shihet në fotot e ndara në rrjetin social 'Tëitter', shtëpitë kanë pësuar çarje dhe plasaritje. 

Veliaj shprehet se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të akordojë ndihmë financiare për 4 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i djeshëm në Zall Bastar. 

Ekipet e Emergjencave Civile te Bashkise Tiranë janë tashme ne fshatrat e larget te njesise Zall Bastar per te vleresuar 4 shtepite e demtuara nga termeti mbreme! Keshilli Bashkiak do te akordoje ndihmen financiare per riparimet! Mirenjohje skuadres sone profesioniste!”, shkruan Veliaj.

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel. Pak minuta më pas u rregjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Gjatë natës janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera.

termet ne diber termet ne shqiperi

Sondazh

Poll