Aktualitet

GJKKO nis shqyrtimin e çështjes për Fatos Lulon, ish-gjyqtari akuzohet për fshehjen e pasurisë

Në seancën e radhës që do të zhvillohet më 30 janar, SPAK kërkon të pyeten 4 dëshmitarë dhe të merren 2 akt ekspertime financiare. 

16 Janar 2023, 11:53 Nga f.g
GJKKO nis shqyrtimin e çështjes për Fatos Lulon, ish-gjyqtari
Fatos Lulo

TIRANE- Gjykata e Posaçme Anti Korrupsion ka nisur të shqyrtojë çështjen në ngarkim të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, pasi SPAK e akuzon për "fshehje e mosdeklarim pasurie". SPAK pretendon se Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyrë 172 m2 e deklaruar si e dhuruar, në Rrugën e Durrësit. Në seancën e radhës që do të zhvillohet më 30 janar, SPAK kërkon të pyeten 4 dëshmitarë dhe të merren 2 akt ekspertime financiare. 

Hetimi nisi një vit më parë, ndërsa në Prill të këtij viti, SPAK-u njoftoi se ishte vendosur dhe sekuestrimin e pasurisë. Ish-gjyqtarit Lulo iu sekuestrua një dyqan “me sipërfaqe 172 m2, ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.

Lulo u largua nga sistemi i drejtësisë, si pasojë e procesit të rivlerësimit, dhe shkak kryesor kishte qenë pikërisht pamundësia për të justifikuar pasuritë në zotërim. Kjo është hera e parë që Drejtësia nis të veprojë ndaj ish magjistratëve që u lanë jashtë nga Vettingu./Dosja.al

fatos lulo

Sondazh

Poll