Aktualitet

Tërmeti në Klos, Ormeni: Nuk ka ngjashmëri me 26 nëntorin, nuk ka vend për panik

Ai theksoi se tërmeti i 26 nëntorit në Durrës pati një tërmet më parë, por tha se ndodhi të tilla janë shumë të rralla dhe nuk ka ngjashmëri me rastin e një nate më parë.

16 Janar 2023, 11:34 Nga F.M
Tërmeti në Klos, Ormeni: Nuk ka ngjashmëri me 26 nëntorin,
Sizmiologu Rrapo Ormeni

TIRANË- Sizmiologu Rrapo Ormeni ka qetësuar qytetarët teksa është shprehur se duhet të qetësohen dhe se nuk ka vend për panik pas tërmetit që tronditi vendin një natë më parë. Në një prononcim për Balkanëeb, Ormeni tha se pasgoditjet janë një proces normal. Ai theksoi se tërmeti i 26 nëntorit në Durrës pati një tërmet më parë, por tha se ndodhi të tilla janë shumë të rralla dhe nuk ka ngjashmëri me rastin e një nate më parë.

“Janë tërmete pas goditje që pas  goditjes së mbrëmshme që ishte kryesore. Ka pasur rreth 90 pasgoditje, por me magnitudë shumë të ulëta, gjë që është proces normal pas goditjes kryesore që ishte 4.7. Pasgoditjet varen nga madhësia e goditjes kryesore, nuk mund të themi të njëjtën gjë për tërmetin e Durrësit. Në këtë rast nuk ka vend për panik dhe bazohet tek fakti se pasgoditjet po vijnë me magnitudë më të vogla dhe se ka rënë në një zonë ku tërmetet nuk e kalon madhësinë 5.2. Pra në Klos në këtë zonë janë tërmete që nuk duhet të krijojnë frikë. Është krijuar frikë se tërmet e mëdhenj si ajo e Durrësit krijojnë një frikë të madhe, por njerëzit duhet të mësojnë që vendi ynë është vend me aktivitet sizmik. Sidomos fëmijët e vegjël duhet të këshillohen në mënyrë që të shmanget paniku. Por duhet të kuptojmë dhe sqarojmë se nuk ka vend për panik aq më tepër në Tiranë. Nga studimet sizmologjike për vendin tonë është gjetur që tërmete 6.3 ndodhin rreth 70. vjet apo 100 vjet. Kjo është një siguri nga ana e të dhënave statistikore,”- tha sizmiologu.

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel. Pak minuta më pas u rregjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1. Lëkundjet janë ndjerë më shumë në zonën e Klosit dhe Bulqizës, por nuk kanë kursyer as kryeqytetin dhe qytete të tjera si Pogradeci, Durrësi dhe Lezha. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Gjatë natës janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera.

termet ne diber rrapo ormeni

Sondazh

Poll