Aktualitet

VIDEO/ Dalin pamjet nga banesat në Klos, mure të plasaritura dhe tavane të rënë, pasojat që ka lënë tërmeti

Muret e banesave janë plasaritur dhe shumë nga suvatimet e tavanëve janë rrëzuar. 

16 Janar 2023, 11:23 Nga F.M
VIDEO/ Dalin pamjet nga banesat në Klos, mure të plasaritura dhe
Dëmet nga tërmeti

KLOS- Pamjet që po shikoni vijnë nga Klosi dhe tregojnë banesat e dëmtuara nga tërmeti me magnitudë 4.7 që tronditi vendin një natë më parë. Siç duket, muret e banesave janë plasaritur dhe shumë nga suvatimet e tavanëve janë rrëzuar. 

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel. Pak minuta më pas u rregjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1. Lëkundjet janë ndjerë më shumë në zonën e Klosit dhe Bulqizës, por nuk kanë kursyer as kryeqytetin dhe qytete të tjera si Pogradeci, Durrësi dhe Lezha.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Gjatë natës janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera.

termet ne diber

Sondazh

Poll