Aktualitet

Dështon ballafaqimi mes Luftar Reçit dhe Shullazit, sëmuret gjyqtarja, seanca për vrasjen e Vajdin Lamajt e Klodian Saliut shtyhet sërish

Deda raportohet se ndodhet e shtruar në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Seanca e radhës u la për na datën 23 janar ora 09:00.

16 Janar 2023, 10:13 Nga F.M
Dështon ballafaqimi mes Luftar Reçit dhe Shullazit, sëmuret
Emiljano Shullazi dhe Luftar Reçi

TIRANË- Është shtyrë seanca gjyqësore ku pritej përballja e të penduarit të drejtësisë Luftar Recci me Emiljano Shullazin, një prej të akuzuarve për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe të Klodian Saliu, ngjarje të ndodhura në vitin 2005, por të zbardhura vetëm dy vite më parë. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues të GJKKO, Etleva Deda. Kjo fundit raportohet se ndodhet e shtruar në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Seanca e radhës u la për na datën 23 janar ora 09:00.

I penduari i drejtësisë, Luftar Reçi u kërkua për të dëshmuar në procesin gjyqësor, kundër Indrit Taullait, Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Rusi. Reçi është dëshmitari kryesor i prokurorisë që ka pranuar për të treguar prapaskenat (sipas versionit të tij) për vrasjet në shkurt të vitit 2005.  Ai zbardhi dinamikën e vrasjeve që tronditën vendin në vitin 2005 si dhe implikimin ish-bandës së Durrësit. Te pandehur për dy vrasjet e bujshme te vitit 2005, janë marrë, Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi dhe Imdrit Tallau e Indrit Rusi. 

 

lufta reci emiljano shullazi vrasja e vajdim lamajt klodian saliu

Sondazh

Poll